LIFESTYLE, 28 Korrik 2018, 16:06

VIP-at NË PLAZH/ Pushimet luksoze të Elvana Gjatës me të fejuarin. Ilda Bejleri nuk zhvishet më

Fotot provokuese të femrave seksi buzë detit – Tashmë që edhe muaji i korrikut është drejt përfundimit, plazhi dhe pushimet janë të vetmet gjëra që na vijnë ndërmend. E sidomos, VIP-ave tanë, që i kanë nisur pushimet e tyre prej disa kohësh. Edhe këtë javë të nxehtë personazhet publikë kanë preferuar të na provokojnë me foto të nxehta nga bregdeti. Në top-formë, plot stil dhe provokuese, kjo është pamja e VIP-ave që këtë javë na sjellin më shumë freski.

Elvana Gjata

Duket se kjo është vera e Elvana Gjatës. Këngëtarja pas suksesit të dy këngëve të saj të fundit, “Ku vajti”, “Mike”, ka nisur pushimet e saj të luksit me të fejuarin. Vetëm para pak ditësh e pamë teksa udhëtonte në Francë me partnerin në brigjet franceze me helikopter. E nga riviera franceze, Elvana ka udhëtuar drejt Amalfit, në Itali, me jaht. E pas një viti të ngarkuar, këngëtarja duket se i meriton pushimet e luksit, së bashku me partnerin e saj biznesmen.

Ilda Bejleri

Edhe për moderatoren ky sezon ka qenë tejet intensiv. Pasi përfundoi Kampionati Botëror, Ilda Bejleri duket se ka gjithë kohën për të shijuar pushimet. Ka qenë një nga resortet e Turqisë, zgjedhja e saj. Por ajo që na ra në sy këtë herë është se Ilda ka preferuar që në fotot e postuara të mos shfaqej me bikini. Shpeshherë jemi mësuar ta shikojmë provokuese me format super, por gjatë gjithë pushimeve, këtë herë ajo ka zgjedhur të postojë foto me fustan dhe jo me kostum plazhi. Ç’të ketë ndodhur vallë?

Aurela Hoxha

Aurela mund të mungojë në Shqipëri prej disa kohësh, por në “Instagram” kurrë. “Showgirl”-i prej kohësh ka zgjedhur Spanjën për të promovuar edhe më shumë biznesin e saj të bikinive. E kush më mirë se ajo do të ishte modelja e linjës së saj. Aurela ka postuar ditët e fundit shumë foto me bikini, ku bashkë me linjën e re, ajo reklamon edhe format bombastike që gëzon.

Zaimina Vasjari

Këngëtarja seksi prej pak muajsh është bërë nënë e një vajze. Por duket se lindja s’ka lënë as shenjën më të vogël tek Zai. Kjo verë e ka gjetur atë së bashku me partnerin, Klodi dhe vogëlushen e tyre me pushime. Fotot që Zaimina ka postuar në rrjetet sociale kanë ndezur edhe njëherë temperaturat. Buzë pishinës, apo në jaht, ç’rëndësi ka, Zaimina Vasjari mbetet një sex-bomb e vërtet.

Françeska Jaçe

Vajza nga Vlora duket se e ka harruar famën që i dha “Big Brother”, pasi si modele ajo vijon të mbetet ndër më të lakuarat. Ndaj, ajo më mirë se kushdo e di se çfarë impresioni lënë fotot e saj me bikini. Një verë plot aventura dhe pushime po kalon Françeska, e cila shfaqet gjithnjë provokuese, por vetëm. “Zoti është grua”, ka shkruar modelja në foton e postuar me bikini buzë detit. E me këtë foto, vështirë se ka kush e kundërshton.

Rike Roçi

Me forma bombastike dhe plot sharm, Rike Roçi nuk ngurron të nxjerrë në pah asetet që gëzon. Por e çuditshmja ka ndodhur këtë javë, kur bukuroshja ka preferuar të mbulohet. Buzë detit me bikini, Rikja ka vendosur mos të zbulohet e gjitha, por të mbulojë trupin e saj me një shalqi para. Më shumë sesa për të fshehur linjat, kjo është një ide e re fotosh, që duket e huazuar nga VIP-at ndërkombëtarë.

gsh