TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Aktori i humorit Albano Bogdo ka ndarë me ndjekësit e tij një lajm, i cili nuk është pritur mirë prej tyre. Ai ka vendosur të braktisë përfundimisht profesionin e tij, aktrimin.
Në një video të postuar në Instagram Albano thotë se për arsye personale dhe shëndetësore a ka vendosur të heq dorë përfundimisht nga aktrimi.
“Nuk ka qejf ti quaj njerëzit fansa gjithmonë më është dukur një term koti. Kështu që të dashur miq, dashamirës dhe thjesht njerëz kurioz që më ndiqni dua t’iu njoftojë se për arsye personale dhe shëndetësore kam vendosur të heq dorë përfundimisht nga aktrimi, totalisht dhe në çdolloj forme. Do t’iu falënderoj për mbështetjen, fjalët e mira edhe ato të këqija. Dua të falënderoj këdo që ka punuar me mua pa përjashtim dhe iu dua fort të gjithëve dhe këdo që kam lënduar pa dashje iu kërkojë ndjesë dhe i urojë një jetë të lumtur dhe plotë bekime.”, thotë aktori i njohur i humorit në video-n e postuar në Instagram.
[video width="640" height="800" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2018/05/32895707_660191361039893_974559552982745088_n.mp4"][/video]
Fansat kanë ngelur të befasur nga ky lajm dhe i kanë uruar aktorit të tyre të preferuar shërim të shpejt.