AKTUALITET, 23 Janar 2020, 16:30

Videoja me kokainë/ Lefter Alla thirret nga SPAK

Videoja me kokainë/ Lefter Alla thirret nga SPAK

Kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla, është thirrur nga SPAK-u në lidhje me videon ku ai shfaqet duke pirë kokainë.

Mëngjesin e sotëm, Prokuroria Speciale e Antikorrupsionit vendosi që të hapë një çështje hetimore në lidhje me këtë video.

Sot është thirrur për të dëshmuar edhe vetë personazhi i kësaj videoje, Lefter Alla.

Ky i fundit do të paraqitet pasditen e sotme në orën 17:00 në prokurorinë e SPAK.