AKTUALITET, 15 Shtator 2018, 18:07

VIDEO/ Xhaka siç e ka zakon, realizon një supergol

VIDEO/ Xhaka siç e ka zakon, realizon një supergol
Granit Xhaka nuk mbahet si një “gjahtar” goli, por kur realizon kujdeset që të shënojë një gol që të mbahet mend. Kështu ka ndodhur dhe në ndeshjen e sotme që skuadra e tij po luan në këto momentet ndaj Njukasëllit. Xhaka ka realizuar një perlë të vërtetë, nga një godite dënimi. Mesfushori shqiptar, i cili përfaqëson Zvicrën ka ekzekutuar mjeshtërisht një godite dënimi në një pozicion ballor. Goli i 27-vjeçarit kishte akoma dhe më shuam vlerë, për faktin se zhbllokoi rezultatin e ndeshjes. Ky ishte goli i parë për këtë edicion për Xhakën në Premier League.