AKTUALITET, 23 Shtator 2020, 09:15

VIDEO/ Vetëm disa minuta reshje shiu, përmbyten rrugët e Lezhës

VIDEO/ Vetëm disa minuta reshje shiu, përmbyten rrugët e


Kanë mjaftuar vetëm pak minuta shi që disa lagje në Lezhë të mbulohen nga uji.

Në lagjen Beslidhja, automjetet e parkuara duket sikur pluskojnë, dhe mënyra e vetme që qytetarët mund të shkojnë tek ato, është nëpërmjet ujit.

E gjithë kjo problematikë vjen si pasojë e mos pastrimeve të kanaleve kulluese në qytetin e Lezhës.