AKTUALITET, 22 Shtator 2020, 21:52

Anullohet ceremonia e çmimeve "Nobel 2020", ja si do të shpallen fituesit

Anullohet ceremonia e çmimeve "Nobel 2020", ja si do të

Për herë të parë që prej vitit 1944 nuk do të ketë ceremoni çmimesh Nobel në Stokholm dhe arsyeja është e qartë pandemia.

Ceremonia e Çmimeve Nobel, për herë të parë pas 76-vjetësh, është anuluar për shkak të përhapjes së koronavirusit në gjithë botën.

“Fituesit do të shpallen vetëm në internet për shkak të pandemisë”,- thuhet në deklaratën e sotme të Fondacionit Nobel, i cili administron ndarjen e çmimeve prestigjioze.

Çmimet për arritjet në fusha të tilla si shkenca, letërsia dhe paqja u krijuan dhe u financuan me vullnetin e shkencëtarit dhe biznesmenit suedez Alfred Nobel, që nga viti 1901.