SPORT, 20 Nëntor 2020, 20:40

VIDEO/ Surprizë e bukur për Vllazninë, ultrasit karikojnë ekipin para klasikes

VIDEO/ Surprizë e bukur për Vllazninë, ultrasit karikojnë


Vllaznia i ka fituar dy ndeshjet e para të sezonit të ri në Superiore dhe kryeson e vetme me 6 pikë. Nesër luhet java e tretë dhe në “Loro Boriçi” zbarkojnë kampionët e Tiranës. Klasikja e futbollit shqiptar pritet me interes të madh, sidomos në qytetin më të madh verior.

Tifozët kuqeblu nuk mund të mbështesin skuadrën e tyre të zemrës në stadium, por kanë gjetur një mënyrë për t’i karikuar para sfidës së ditës së shtunë. Një grupim i ultrasve të “Vllaznit Ultras” ka zbarkuar para hotelit ku është grumbulluar ekipi i Brdaric.

Flakadanë, kore, duartrokitje, daulle dhe mbështetje për Vllazninë. Në Shkodër duan të vazhdojnë të kryesojnë kampionatin, presin fitoren ndaj “armiqve” kryeqytetas, teksa kjo përballje nis nesër prej orës 16:45