SPORT, 20 Nëntor 2020, 10:28

Buzëqesh Lazio, Strakosha mposht koronavirusin

Buzëqesh Lazio, Strakosha mposht koronavirusin


Më në fund vijnë lajme të mirë për Lazio. Trajneri Inzagi mund të buzëqesh pasi rikuperon një tjetër titullarë, Thomas Strakosha.

Pas afro një muaji, portieri kuqezi çlirohet nga COVID-19 teksa në testin e fundit ka rezultuar negativ.

Këtë të premte ishte radha e Strakosha ti nënshtrohej testeve, ndërkohë me grupin një ditë më parë u bashkua edhe Ciro Immobile.

Pavarësisht se Strakosha është rikthyer të stërvitet me grupin, nuk parashikohet një rikthim i tij si titullar këtë të shtunë në transfertë përballë Crotone.

Paraqitjet e mira që ka dhuruar Reina, i japin më shumë kohë Strakoshës të rikthehet në formë optimale.