TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Momenti kur një sulm ajror izraelit goditi zonën e Nabatiyas, në jug të Libanit, u regjistrua nga kamera e një televizioni, ndërsa një gazetar dhe kameramani i tij po raportonin drejtpërdrejt nga vendi i ngjarjes.
Si pasojë e sulmit u plagosën korrespondenti i televizionit Al-Manar, Ali Shbib, dhe kameramani që e shoqëronte. Të dy ndodheshin në një distancë të shkurtër nga vendi i goditjes kur ndodhi shpërthimi.
Kamera kapi momentin e sulmit, ndërsa gazetari dhe kameramani u transportuan më pas në spitalin Sheikh Ragheb Harb, ku morën ndihmën mjekësore. Sipas informacioneve të raportuara, gjendja shëndetësore e të dy të plagosurve është e qëndrueshme.
WATCH: A Lebanese reporter was injured yesterday during a live broadcast while covering an Israeli strike in Nabatieh.
— Clash Report (@clashreport) September 7, 2026
He was a bit too close to the site of the strike.
He is in stable condition. pic.twitter.com/QeRiisfWjq
Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit raportoi se një prej sulmeve ajrore kishte në shënjestër një parking në qytetin e Nabatiyas. Nga goditja u dëmtuan disa ndërtesa, ndërsa disa automjete u përfshinë nga flakët.
Sipas të njëjtit burim, avionët luftarakë izraelitë kryen një seri sulmesh ajrore në zona të ndryshme.
Që prej 2 marsit, Izraeli ka intensifikuar operacionet e tij ushtarake në territorin libanez.