TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një festë fetare është kthyer në tragjedi në Meksikë, pasi një shpërthim i fuqishëm fishekzjarresh pranë një kishe ka shkaktuar të paktën 10 viktima dhe mbi 60 të plagosur. Mes të plagosurve raportohet dhe dy priftërinj.
Shpërthimi ndodhi të shtunën në mbrëmje pranë kishës Nuestra Señora de la Luz në Temascalcingo, një komunë në Meksikën qendrore me 66,000 banorë.
Videto e publikuara në rrjete sociale tregojnë pasojat e shpërthimit, ndërsa dhjetëra njerëz ecin nëpër tym dhe rrënoja në kërkim të të mbijetuarve.
Shpërthimet që përfshijnë piroteknikë janë të zakonshme në Meksikë, ku fishekzjarrët përdoren shpesh në festimet në rrugë dhe festivalet fetare.
Así fue la explosión de pirotecnia durante fiesta patronal en Santa María Canchesdá, municipio de Temascalcingo,Edomex; el saldo actualizado 9 personas murieron y 24 resultaron lesionadas. @IglesiaMexico consecuencias de los usos y costumbres de la perrada color cartón. pic.twitter.com/JI0L1GO5HU
— (Kizmar) (@antonioaranda_) September 6, 2026