TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Bullizmi është një nga fenomenet më negative, por që është shumë i pranishëm në shkollat shqiptare.
Në një video të publikuar së fundmi nga JOQ, shihet qartë se si disa adoleshentë ushtrojnë dhunë mbi bashkëmoshatarin e tyre për motive ende të paqarta. Kjo ngjarje ka ndodhur në ambientet e një shkolle 9-vjeçare në Cërrik.
Siç shihet dhe në video, tre adoleshentët që nuk janë më shumë se 12-13-vjeçarë, rrahin bashkëmoshatarin e tyre.
Në video duket qartë që njëri prej adoleshentëve e mban viktimën pas krahëve, ndërsa dy të tjerët e godasin. Një preson i katërt filmon sherrin e rëndë.