AKTUALITET, 21 Prill 2021, 18:45

Video/ “Po vjen Luli”, Basha mes demokratëve të Lushnjës: 25 prilli, dita e shpresës!

Video/ “Po vjen Luli”, Basha mes demokratëve të

Qindra demokratë kanë pritur Lulzim Bashën në takimin përmbyllës të fushatës së zgjedhjeve të 25 Prillit në Lushnje. Në një atmosferë entuziazmi dhe me thirrjet “fitore”, “Rama Ik”, Basha u kërkoi mbështetjen për ditën e diel për të votuar numrin 9 në fletën e votimit.

“Në 25 Prill votoni numrin 9, për fëmijët tuaj, sipërmarrësit shqiptarë. Njerëz të punës dhe mendjes. Tri ditë e gjysmë për ta mbyllur derën e kësaj fatkeqësie për të hapur dritën e shpresës. Të rinj, të moshuar, gra, vajza, burra, demokratë dhe socialistë të ndershëm drejt kutive të votimit për të sjellë ndryshimin dhe shpresën. Të gjithë bashkë duke votuar numrin 9 për ndryshim. Kjo Lushnje e krenarisë” tha Basha.