AKTUALITET, 31 Janar 2018, 08:28

VIDEO/Përfshihet nga flakët autobusi, pasagjerët në panik

VIDEO/Përfshihet nga flakët autobusi, pasagjerët në panik

Panik te pasagjerët, ndërkohë që autobusi me të cilin po udhëtonin u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm në Tiranë.

Sipas të dhënave të para mësohet se autobusi u përfshi nga flakët në afërsi të sheshit “Shqiponja”, teksa ishte duke iu afruar Zogut të Zi, si e shihni edhe në videon publikuar nga OraNeës.

Nuk ka ende ndonjë deklarate lidhur me shkakun, por nga këqyrja e parë dyshohet se shkak është bërë një defekt në motorin e mjetit, e që më pas provokoi edhe shpërthimin e zjarrit.

Në vendngjarje kanë shkuar zjarffikëset që kanë bërë të mundur fikjen e zjarrin dhe për fat nuk raportohen persona të lënduar.