SPORT, 8 Maj 2019, 09:49

Video: Për këtë goditje këndi po flet sot gjithë bota

Video: Për këtë goditje këndi po flet sot gjithë bota


Nëse nuk e keni parë ndeshjen e mbrëmshme mes Liverpulit dhe Barcelonës, atëherë nuk jeni bërë dëshmitar i historisë. Për atë ndeshje do flitet gjatë. Por sot, e mbarë bota po flet për atë goditje këndi, që i solli Liverpulit golin e katërt.

Ishte minuta e 79 dhe Trent Alexander-Arnold shkoi tek flamuri, por më pas bëri sikur donte t’ia linte goditjen Shaqirit. Ky moment e kapi në befasi Barcelonën, pasi Alexander-Arnold e gjuajti vetë topin, drejt në këmbët e Divock Origi.

Pas ndeshjes ai tha: “Ishte thjesht diçka instinktive. Një nga ato momente kur ti sheh se të shfaqet një mundësi. Origi është një superlojtar dhe ky është një nga ata momente që do të kujtohet gjithmonë”.

Pjesa tjetër është thjesht histori. Trajneri Jurgen Klopp tha se as ai vetë nuk e kishte parë këtë moment.

Shijojeni më poshtë këtë kryevepër: