AKTUALITET, 23 Shtator 2020, 19:23

VIDEO/ PD nxjerr deklaratat e Ramës: Shtatë vjet premtime të pambajtura. Vazhdon të gënjejë shqiptarët!

VIDEO/ PD nxjerr deklaratat e Ramës: Shtatë vjet premtime të
Drejtori i fushatës së Partisë Demokratike, Alfred Rushaj, me anë të videoje të shpërndarë në Twitter, shprehet se Edi Rama në 7 cjet vetëm ka gënjyer. Rushaj numëron në këtë sekuencë filmike premtimet që nuk janë mbajtur nga kryeministri Rama, kryesisht për biznesin e të tjera. Sipas PD-së, në qeverinë Rama më i goditur ka qenë biznesi i vogël. “Edi Rama përmes taksave dhe gjobave falimentoi masivisht bizneset e vogla. Ai çoi drejt emigracionit qindra dhe mijëra shqiptarë”, thuhet në mesazhin e PD-së. Partia Demokratike thekson se Edi Rama premtoi shumë, por se nuk mbajti premtimet e dhëna, duke varfëruar më shumë shqiptarët.