AKTUALITET, 23 Shtator 2020, 17:21

Karantinohet ministri gjerman, rezulton pozitiv me koronavirus truproja i tij

Karantinohet ministri gjerman, rezulton pozitiv me koronavirus truproja i tij

Ministri i Jashtëm gjerman, Haiko Maas, është karantinuar pasi një nga anëtarët e tij të sigurisë ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Mësohet se ministri është karantinuar si masë paraprake, ndërsa nuk ka shfaqur shenja infektimit.

Sipas një deklarate nga Ministria e Jashtme për gazetën BILD, testi i parë që Maas iu nënshtrua sot ishte negativ, ndërsa, në bashkëpunim me shërbimet shëndetësore të Berlinit, në ministri po hetohen raste të tjera.

Ndërkaq, ministria ka njoftuar anulimin e vizitës së ministrit në Jordani.