TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Jude Bellingham nuk i ka mbajtur dot nervat pas humbjes së Anglisë kundër Argjentinës.
Mesfushori anglez ka parë rivalët të festojnë përpara syve të tij dhe ka goditur me shpullë në kokë një prej rivalëve, pikërisht Valentin Barco.
Kaq ka mjaftuar që për disa çaste gjakrat në fushë të ndizeshin dhe futbollistët nga dy kampet të kishin shtyrje mes tyre.
Tre gola, kartona, tension, raste, polemika dhe një histori lufte që zgjat që nga viti 1982. Argjentina, kampione bote në fuqi përmbysi 1-2 Anglinë në Atlanta për ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Botës 2026, duke marrë biletën e mbetur për në finalen e 19 korrikut kundër Spanjës.
Argjentina festoi në fund, por futbollistët në fushë nuk mund të shmangnin pjesën politike. Kujtimi i konfliktit të armatosur të vitit 1982 për sovranitetin mbi Ishujt Falkland (Malvinas) dhe humbja e Argjentinës në atë luftë mbeten thellësisht të ngulitura në vetëdijen kombëtare dhe çdo ndeshje kundër Anglisë është një mundësi për të riafirmuar të drejtën e Argjentinës mbi arkipelagun e Atlantikut të Jugut, sot një territor nën administrimin e Mbretërisë së Bashkuar.
Disa minuta pas vërshëllimës së fundit, ndërsa euforia vazhdonte ende, disa lojtarë të ekipit kombëtar argjentinas, të udhëhequr nga Giovani Lo Celso, shtrinë një flamur të bardhë në fushë me një mesazh të qartë: "Malvinas janë argjentinase". Flamuri fillimisht u mbajt nga Lisandro Martinez, më pas iu bashkua Lo Celso dhe një pjesë e madhe e futbollistëve.
? ¡EL ENGANCHÓN DE BELLINGHAM CON LOS JUGADORES DE ARGENTINA TRAS EL FINAL!#NuestroMejorMundial #NuestroMejorMundialAS @jfelixdiaz @as_tv pic.twitter.com/9Y8rlgG2TL
— Diario AS (@diarioas) July 15, 2026