SPORT, 15 July 2026, 22:46

Lajm i mrekullueshëm, Bayern njeh zyrtarisht tifogrupin shqiptar “Tifozët Bavarez”

Lajm i mrekullueshëm, Bayern njeh zyrtarisht tifogrupin shqiptar

Pritjes i erdhi fundi. Bayern ka njohur zyrtarisht tifogrupin “Tifozat Bavarez”, si të vetmin në Shqipëri. Gjithçka është konfirmuar së fundmi, tashmë edhe në rrjetet sociale. 

Postimi:  

ËNDËRRA JON U BË REALITET. TANI ËSHTË KOHA TË BASHKOHESH TI DHE LE TA JETOJMË SË BASHKU! 

Për vite me radhë kemi ëndërruar që tifozët e FC Bayern në Shqipëri të kishin një shtëpi të tyren. Sot, ajo ëndërr është bërë realitet.
Me krenari të jashtëzakonshme ju njoftojmë se “Tifozat Bavarez Në Shqipëri” është Komuniteti i Parë Zyrtar i FC Bayern München në Shqipëri, i njohur zyrtarisht nga vetë klubi.
Ky nuk është thjesht një fanclub. Ky është një komunitet ku bashkohemi si një familje, ku ndajmë të njëjtin pasion, të njëjtat emocione dhe të njëjtën krenari për ngjyrat kuqe e bardhë. Nga sot, zëri i tifozëve shqiptarë të Bayern-it dëgjohet edhe më fort.

Anëtarësimet për sezonin 2026/27 janë zyrtarisht të hapura!
Si anëtar i fanclub-it tonë do të përfitoni: Organizime për të ndjekur së bashku ndeshjet e FC Bayern dhe për të përjetuar emocionet si një familje e vetme. Mbështetje dhe asistencë në gjetjen e biletave për ndeshjet në Allianz Arena, nëse hasni vështirësi. Mundësinë për t’u bërë pjesë e historisë së komunitetit të parë zyrtar bavarez në Shqipëri.
Akses në grupin e antarëve bavarez aty ku ndajm mendime, komentojm dhe analizojm ndeshjet.
Si mund të regjistroheni?
Është shumë e thjeshtë.
Na dërgoni në mesazh:  Emrin dhe mbiemrin.  Adresën tuaj të email-it.
Më pas ne do t’ju dërgojmë ftesën zyrtare nga FC Bayern München, të cilën mjafton ta pranoni për t’u bërë pjesë e familjes sonë.
Mirë se vini në shtëpinë zyrtare të tifozëve të FC Bayern në Shqipëri!
#MiaSanMia #FCBayern #TifozatBavarezNeShqiperi #OfficialFanClub #Sezoni2026_27 #BayernAlbania