TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një buzëqeshje fëmije është shpeshherë më e fortë sesa shumë përpjekje të tjera bashkë. Ndaj federata ka menduar t’u bëjë një dhuratë fëmijëve të kampit të Fushë-Krujës. Kanë qenë dy lojtarët e Kombëtares dhe Partizanit, Lorenc Trashi dhe Alban Hoxha, ata që kanë shpërndarë topa dhe fanela për fëmijët në kamp, duke luajtur për pak çaste me ta.
Njoftimi i FSHF-së
Në vijim të fushatës së ndërmarrë nga Presidenti #Duka, punonjësit e FSHF dhe futbollistët e kombëtares, sot dy prej tyre #AlbanHoxha dhe #LorencTrashi vizituan kampin në Fushë-Krujë,ku dhuruan fanela të kombëtares dhe topa për fëmijët. Ata biseduan me të vegjlit që kanë kaluar momente të tmerrshme duke i inkurajuar. Kuqezinjtë improvizuan edhe nje ndeshje futbolli me vogëlushët. #NeJemiNjëSkuadër #Shqipëria