AKTUALITET, 29 Nëntor 2019, 18:21

Festa e Çlirimit/ Ambasada e SHBA uron shqiptarët me vargjet frymëzues të Andon Zako Çajupit

Festa e Çlirimit/ Ambasada e SHBA uron shqiptarët me vargjet

Ajo që sot do të duhej të ishte Festa e Çlirimit, u shndërrua në një ditë tragjike nga pasojat e rënda të tërmetit të 26 nëntorit që goditi vendin, që la pas 49 viktima.

Ambasada e SHBA-ve ka zgjedhur vargjet frymëzuese të poetit të madh shqiptar, Andon Zako Çajupi, për të uruar shqiptarët në këtë ditë të shënuar.

Postimi i plotë:

Më këto vargje frymëzuese nga poeti i madh shqiptar Andon Zako Çajupi, ne nderojmë Ditën e Çlirimit!

Ku i duket balta m’ë e ëmbël se mjalta?

Në vendin e tij.

Ku munt të gëzojë

dhe me nder të rrojë?

Në Shqipëri.