TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Xhulia Aliaj u arrestua nga policia paraditen e sotme, me argumentin se ka shkaktuar panik me një postim në rrjetet sociale. Por në fakt, Xhulia ishte edhe vetë e frikësuar dhe ka postuar një lajm të një media italiane.
Dom Gjergj Meta, bën thirrje që ajo të lirohet menjëherë sepse arrestim i saj është një absurditet.
Reagimi i Dom Gjergj Metës:
Arrestimi i Xhulia Aliaj nga ana e policisë për një status në fb është një veprim i nxituar dhe i shproporcionuar.
Në një vend demokratik një gjë e tillë do të ishte absurde.
U kërkoj autoriteteve dhe uroj që policia ta lërë të lirë menjëherë.
Kam qenë famullitar i saj në Durrës dhe shpreh gjithë konsideratën time për të e ia njoh cilësitë njerëzore dhe civile Xhulias e cila është një qytetare e mirë dhe e don vendin e saj
Tragjedia që shkaktoi tërmeti, po përdoret në mënyrë perverse, për të monitoruar dhe terrorizuar qytetarët edhe për lajmet që shpërndajnë në rrjetet sociale.
/TPZ.al/
LEXO EDHE:
https://www.tpz.al/2019/11/29/cmendet-policia-politike-e-rames-xhulia-aliaj-u-arrestua-sepse-shperndau-nje-lajm-nga-nje-media-italiane/