AKTUALITET, 29 Nëntor 2019, 18:47

"Zoti kur të merr, të merr mendtë në fillim", Arben Manaj revoltohet me "çitjanet" e Ramës: Sharlatanizëm!

Veshja e sotme e kryeministrit Edi Rama gjatë homazheve në Varrezat e Dëshmorëve, ka tërhequr vëmendjen jo vetëm të opinionit vendas, por edhe të shqiptarëve jashtë vendit.

Një prej tyre është edhe gazetari Arben Manaj, i cili përmes një postimi në Facebook, e quan sharlatanizëm festimin e 29 Nëntorit me poture në një kohë kur vendi vajton viktimat e tërmetit të tmerrshëm të 26 Nëntorit.

Sipas Manajt, dëshmorët do ndiheshin të fyer nga ky pseudo-respekt ku mijëra shqiptarë nuk dinë ku të fusin kokën.

"Zoti kur të merr, të merr mendtë në fillim", shkruan Manaj.