LIFESTYLE, 27 Prill 2019, 12:16

VIDEO/ ‘Në rrotë të s*mës’, Soni Malaj i tregon Arjan Çanit shprehjet tropojane

VIDEO/ ‘Në rrotë të s*mës’, Soni Malaj i tregon


E ftuar në ‘Zonë e lirë’, Soni Malaj informoi për festivalin që do të mbajë së shpejti bashkë me reperin Majk, tek amfiteatri, por ndërsa Arjan Çani po realizonte intervistën me titullin ‘Intervista përgjithmonë Soni’, këngëtarja ka thënë edhe një shprehje që qenka ‘tipike’ tropojane.

Arjan Çani është munduar të shpjegojë ndryshimin mes fjalëve ‘përgjithmonë’ dhe ‘prapa diellit’, por Soni Malaj paska një sinonim për fjalën prapa diellit, ‘në rrotë të s*ëmës’.

“Përgjithmonë merret forever and ever, ndërsa ‘prapa diellit’ hajt…, e kemi ne tropojanët një fjalë por s’jam t’u e thënë, hajt në rr.s”-është shprehur Soni Malaj.

Ndërkohë Arjan Çani e tha fjalën të plotë duke theksuar se nuk i duket diçka e rëndë dhe se mendoi tjetër gjë.