LIFESTYLE, 26 Prill 2019, 23:54

Këngëtarja shqiptare në pritje të ëmbël, nuk e fsheh barkun e rrubullakosur

Këngëtarja shqiptare në pritje të ëmbël, nuk e


Në promovimin e albumit të saj më të ri këngëtarja Rona Nishliu ndau me ndjekësit lajmin se është në pritje të ëmbël.

Ashtu sikurse u martua në fshehtësi nga mediat dhe fansat, në të njëjtën formë nuk dihej që është shtatzënë.

Ajo ka publikuar në Instagram foto nga koncerti i saj promovues ku e shohim të veshur me një fustan të gjerë ngjyrë smeraldi.

Megjithatë as kjo veshje nuk ka arritur të mbulojë barkun e rrumbullakosur të këngëtares, e cila së shpejti do të bëhet nënë. Rona u lidh në martesë në një ceremoni private në shtator të vitit 2018.