TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Roza Lati dhe Trejsi Sejdini janë parë shpesh në shoqërinë e njëra-tjetrës dhe duket se kanë një marrëdhënie mjaft të mirë. Madje moderatorja pak javë më parë e kishte të ftuar në emisionin e saj “Why not”, Miss “Universe”-in.
Madje dy vajzat e njohura kanë postuar në profilet e tyre në rrjetet sociale, fotografi apo video me njëra-tjetrën. Por së fundmi, Rita ka vendosur që nëpërmjet disa fotove në “Instastory”, t’i bëjë një dedikim të veçantë Trejsit.
“Duhet të jetoja me Trejsi Sejdinin te shtëpia e saj, që ta njihja kush është kjo vajzë. Dhe kjo është binjakja ime. Shumë dashuri për ty vajzë”, shkruan moderatorja në njërin prej postimeve.
“Si jemi njohur bashkë, ishte aty për mua kur unë isha keq, shumë keq. Të dua vajzë. Ti e di që më ke mua”, janë fjalët që Roza ka zgjedhur për Trejsin.
