BOTA, 14 Korrik 2021, 09:06

VIDEO/ Momente paniku në Itali, autobuzi me 25 fëmijë merr flakë në ecje, shoferi hero arrin të shpëtojë të gjithë pasagjerët

VIDEO/ Momente paniku në Itali, autobuzi me 25 fëmijë merr


Momente frike dhe paniku kanë përjetuar pasagjerët e një autobuzi me 25 fëmijë në bord pasi mori flakë në tunelin që lidh qytetin e Leccos dhe Valtellinës në Itali.

Sipas mediave italiane, ishte veprimi heroik i shoferit i cili arriti të nxirrte dhe shpëtonte fëmijët në kohë duke evituar kështu një tragjedi.

Sapo kuptova se çfarë ndodhi nuk hezitova të nxirrja nga autobuzi fëmijët në mënyrë që të ishin të sigurt dhe larg autobuzit”-dëshmoi shoferi.

Shtatë nga njëzet e pesë fëmijët (tre 14-vjeçarë, tre 15-vjeçarë dhe një 16-vjeçar) u dërguan në spital për ekzaminim pasi kishin thithur tym.

Aksidenti ndodhi përgjatë korsisë veriore të autostradës 36 në komunën e Perledo, tuneli Fiumelatte. Shpërthimi i njërës prej gomave të autobuzit ishte shkak i zjarrit. Korsia veriore u rihap përsëri në trafik pasi ekipet e shpëtimit përfunduan operacionet e rimëkëmbjes së automjetit.