AKTUALITET, 7 Dhjetor 2018, 14:33

Video me dron/ Menduam se dje ishte protesta më e madhe në Shqipëri, por shikoni pjesëmarrjen e jashtëzakonshme sot

Video me dron/ Menduam se dje ishte protesta më e madhe në

Protesta e studentëve përpara Ministrisë së Arsimit sa vjen dhe merr përmasa të jashtëzakonshme. Me mijëra studentë dhe qytetarë janë mbledhur sërish sot përpara këtij institucioni duke kërkuar uljen e tarifave në universitete.

Pamjet e filmuara me dron nga ‘Fax News’ tregojnë një pjesëmarrje shumë të madhe të studentëve. Gazetarët tanë në protestë raportojnë se përveç ‘Rrugës së Durrësit’, protestuesit kanë mbushur edhe rrugicat aty pranë.

Studentët shprehen të vendosur për të vijuar protestën deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.