TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vijon protesta masive e studentëve në ambientet e jashtme të Ministrisë së Arsimit, ndërsa është synuar të përçahen të rinjtë.
Disa persona që dyshohet se i përkasin forumeve rinore të partive politike, janë përpjekur që të krijojnë tension në radhët e studentëve, duke marrë megafonat.
Po ashtu ka pasur një mëdyshje nëse protesta duhej të zhvendosej drejt kryeministrisë, po deri tani studentët vijojnë të qëndrojnë të Ministria e Arsimit.
Ndërkaq mësohet se një prej organizatorëve të protestës e kanë telefonuar duke i thënë se do të arrestohet. Ai shprehet para studentëve se nuk ka frikë dhe se studentët nuk kanë frikë nga asgjë.
Po ashtu në radhët e protestuesve mësohet se ka pasur dhe policë të infiltruar.