AKTUALITET, 7 Dhjetor 2018, 13:35

Studentët i përgjigjen Ramës: Nuk pranojmë negociata! Nuk tërhiqemi!

Studentët i përgjigjen Ramës: Nuk pranojmë negociata! Nuk

Mijëra studentë të cilët prej më shumë se 3 orësh po protestojnë para ministrisë së Arsimit për uljen e tarifave të studimeve kanë reaguar pas komentit të kryeministrit Edi Rama, i cili i ftoi për të negociuar.

Studentët brohorisin të gjithë në turmë “Nuk pranojmë negociata!” dhe “Nuk tërhiqemi”, deri sa të plotësohen kërkesat.

Kujtojmë se 4 kërkesat e studentëve ishin:

1. Anulimi i VKM për tarifa shtesë.

2. Përgjysmimi i tarifës së studimit.

3. Përmirësimi i kushteve të konvikteve.

4. Bordi i Administrimit të ketë̈ numër të barabartë votash mes fakulteteve dhe Ministrisë se Arsimit, duke shtuar një përfaqësues nga studentet ne bord.

Ndërkohë që studentët e UBT-së kanë shtuar dhe disa kërkesa të tjera, që vijojnë si më poshtë:

Kërkesat e studentëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës:

1- Paisja e të gjithë studentëve me Kartën e Studentit brenda vitit akademik 2018 – 2019;

2- Rritja e buxhetit për arsimin me 8% të GDP-së, buxheti për vitin 2019;

3- Reduktimi tarifës me 30% për vitin akademik 2018 – 2019;

4- Reduktimi tarifës me 50 % për vitin akademik 2019 – 2020;

5- Arsim publik falas për vitin akademik 2020 – 2021;

6- Përmirësimi i kushteve të konvikteve të Universitetit Bujqësor të Tiranës;

7- Mbështetja e aktiviteteve dhe projekteve të studentëve me një fond të veçantë, nivel fakulteti;

8- Mbështetje e studentëve për kërkime shkencore;

9- Mbështetje e studentëve të doktoraturës me fonde për kërkimin shkencor;

10- Rritja nga 10% në 40% e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan/rektor, dhe rritja e përfaqësisë së studentëve në senatin akademik me 20%.