TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shpejtësia është ende një problem i madh në rrugët e Tiranës.
Në zonën e Unazës së re, nga pallati me shigjeta në Teg dhe anasjelltas, të rinjtë bëjnë gara çdo natë me makina.
Ata jo vetëm që rrezikojnë veten e tyre, por janë kthyer në një shqetësim shumë të madh të banorëve që janë në zonat ku kalon unaza e re.
Çdo natë pas mesnate, garat me makina nuk ndalojnë thuajse deri në orët e para të mëngjesit.
Edhe pse policia thotë se bën kontrolle çdo natë, sërish të rinjtë nuk kanë të ndalur. Mbrëmjen e djeshme njëri prej tyre është kapur duke udhëtuar me 167 kilometra në rrugë.
“Vijon kontrolli me Radar , për të parandaluar aksidentet rrugore që vijnë si pasojë e shpejtësisë mbi normat e lejuara, ku prej orës 20:00 e deri në këto momente janë pezulluar 9 Leje Drejtimi, për shpejtësi që variojnë nga 148 deri në 167 km/h.
Gjithashtu janë vendosur dhe 8 masa për parakalime të gabuara dhe shpejtësi pa masë plotësuese pezullim patente dhe një masë me vlerë maksimale 300.000 lekë të vjetra për shpejtësi 148 km në orë dhe drejtuesi i mjetit ishte shtetas i huaj .
Ndërkohë që prej orës 22.00 po vijojnë kontrollet me drager në të gjitha rrugët e Tiranës ku deri në këto momente janë pezulluar 4 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit që varion nga 0.29 mg/l deri në 0.41 mg/l
Mos nxitoni për të arritur fundin , apo , shpejtësia vr.et jetë. Mos drejtoni mjetin nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur pasi në çdo rrugë ju pret drageri dhe polici”,-njofton policia.