TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia zbardh ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në fshatin Qehaj dhe arreston të riun që gjuajti në ajër me ārmë zjarri.
Në kërkim është shpallur një person tjetër, që pas ngjarjes mundi të arratisej.
Në pranga u vu shtetasi A. Ç., 26 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi E.S.
“Këta dy shtetas, ditën e djeshme kanë qëlluar me ārmë zjarri në ajër në parkingun e një kompleksi dhe më pas janë larguar me shpejtësi për t’i shpëtuar kapjes nga Policia”- njofton policia.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krīmit në Komisariatin e Policisë Nr.1, pas marrjes të njoftimit se në fshatin Qehaj, janë dëgjuar të shtëna me ārmë zjarri, menjëherë kanë organizuar punën dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar, shtetasit A. Ç., 26 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi E.S.
Në vijim të veprimeve të para proceduriale ka rezultuar se këta dy shtetas, ditën e djeshme kanë qëlluar me ārmë zjarri në ajër në parkingun e një kompleksi dhe më pas janë larguar me shpejtësi për t’i shpëtuar kapjes nga Policia.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.