AKTUALITET, 1 Gusht 2020, 09:10

Ndahet nga jeta Aneta Rama, kryeministri: Prehu në paqe mam

Ndahet nga jeta Aneta Rama, kryeministri: Prehu në paqe mam


Aneta Rama, nëna e kryeministrit Edi Rama është ndarë nga jeta.

Lajmin e hidhur e ka ndarë vetë Rama me një postim të bërë në rrjetet sociale.

“Do të na mungosh shumë, por asgjë më shumë nuk bëje dot për ne sesa e pamundura që bëre plot përkushtim gjithë jetën, prandaj prehu në paqe mam”- shkruan Rama.

Postimi:

Ishe drita dhe guri këndor i shtëpisë ku u rritëm e u bëmë burra, e ku mbetëm gjithnjë fëmijë.

E di, që deri sa të shoh dot diellin e yjet do të jesh me mua, e bukur dhe e fortë si askush.

Do të na mungosh shumë, por asgjë më shumë nuk bëje dot për ne sesa e pamundura, që bëre plot përkushtim gjithë jetën, prandaj prehu në paqe mam.