AKTUALITET, 6 Maj 2020, 12:08

DETAJE/ Ja sa persona vdiqën nga koronavirusi sipas qarqeve

DETAJE/ Ja sa persona vdiqën nga koronavirusi sipas qarqeve


Për herë të parë ISHP ka publikuar numrin e të vdekurve nga koronavirusi sipas qarqeve duke nxjerrë në pah se zona më e prekur është pikërisht Tirana me 18 viktima.

Kryeqyteti vijon të ketë numrin më të madh të raste pozitive me koronavirus.

Qarku i dytë më problematik sa i përket vdekjeve nga koronavirusi është Durrësi me gjashtë humbje jete, kurse në Fier kanë humbur jetën tre persona.

Ndërkohë në Kukës dhe Vlorë kanë humbur jetën nga një person, kurse në Shkodër dy persona.

Humbje jete nga koronavirusi:

Tirana 18 të vdekur

Durrës 6 të vdekur

Fieri 3 të vdekur

Shkodra 2 të vdekur

Vlora 1 i vdekur

Kukësi 1 i vdekur.

Statistika

Teste të kryera 9531

Raste pozitive 832

Raste të shëruara 595

Raste Aktive 206

Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë 98

Krujë 69

Shkodër 16

Kamëz 6

Kurbin 4

Elbasan 3

Fier 3

Mirditë 2

Berat 2

Durrës 1

Korçë 1

Lezhë 1.