TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Të dy në të njëjtën skenë, nuk i kishim parë kurrë!
Tizziano Ferro dhe Massimo Ranieri ndezën publikun në skenën e teatrit “Ariston”, me performancën e tyre magjike.
Një emocion i vërtetë ka pushtuar skenën e Sanremos pas duetit të mrekullueshëm mes dy këngëtarëve të mëdhenj italianë.
Dy zëra brilantë, që arritën të mbërthenin publikun pas ekranit, dhe të dhuronin një performancë elektrizuese.
Ata risollën në skenë këngën e kënduar shumë vite më parë nga Massimo Ranieri, “Perdere L’amore”. Më në fund Amadeus arriti të realizonte ëndrrën e këngëtarit, Tiziano Ferro për të bërë një duet me të famshmin, Massimo Ranieri.
Me zëra të fuqishëm, duket sikur janë trashëgimtarë të njëri-tjetrit. Madje në një moment me shaka, Massimo Ranieri i kërkoi Tiziano Ferro-s ta thërriste ‘baba’, çka shkaktoi të qeshura në publik.
Pastaj Tiziano Ferro pyet publikisht Massimo-n: “Unë do të këndoj në Napoli. Ju lutem, ejani.
Unë të dua ty si mysafiri im ”. Këngëtari i premtoi publikisht se do të jetë pjesë e koncertit.
Kënga e paharrueshme e vitit 1988, të cilën Ranieri e solli edhe njëherë në Festivalin e Sanremos, u ripërsërit tashmë si një duet mes dy zërave të mëdhenj të muzikës italiane.
Sot është nata e tretë e festivalit të madh italian “Sanremo 2020”.
Dy netë më parë, pjesë e skenës kanë qenë zëra të mëdhenj të muzikës italiane, duke përfshirë Massimo Ranierin, Tiziano Ferro-n, dhe grupin e famshëm “Ricchi e poveri”, duke dhuruar magji në skenën e teatrit Ariston.
Në mbrëmjen e sotme do të jetë radha e Georgina Rodriguez, e njohur si e dashura e Cristiano Ronaldos, dhe prezantueses shqiptare Alketa Vejsiu.
Mbrëmjen e fundit do ta prezantojë Novello dhe Leotta, madje do të jetë edhe prezantuesja historike Mara Venier. Festivali do të zgjasë deri më 8 shkurt, dhe pritet të ketë plot surpriza.