AKTUALITET, 20 Qershor 2018, 14:49

VIDEO/ “Kur të dal nga burgu ku do shkosh ti?” Gruaja që vrau burrin rrëfen dhunën në gjykatë

VIDEO/ “Kur të dal nga burgu ku do shkosh ti?” Gruaja që

Gruaja që ekzekutoi burrin e saj në pazarin e Milotit ka qarë në sallën e gjyqit, ndërsa ishte në pritje të vendimit për masën e sigurisë. Gjykata e Laçit vendosi arrest me burg për Violeta Donaj, ndërsa çështja në vijon do ndiqet nga Krimet e Rënda.

“Më çonte tek puna, merrte çelësin e makinës dhe rrinte tu u sjellë me shoqërinë”, ka thene Violeta.

Aq më tepër me kishte kërcënuar se po ta denoncoja për dhunë më thoshte se do të dënohej vetëm 3 apo 6 muaj.

Por kur të dal, çfarë mund të ndodhë ty më thoshte…

Violeta Donaj e cila vrau me katër plumba burrin e saj Kujtim Donaj kërkoi falje dhe u lut para gjykatës, por kjo nuk i shërbeu për asgjë. Ajo ka thënë që vërtet kishin probleme në çift, por nuk e beson pse shkoi derisa ta vriste babain e dy fëmijëve të saj që sot kane mbetur pa baba dhe me nënën në burg.