AKTUALITET, 20 Qershor 2018, 12:02

Kamp për refugjatët, zbulohet porosia e Donald Tusk. Shqipëria një nga vendet që diskutohet

Kamp për refugjatët, zbulohet porosia e Donald Tusk. Shqipëria

Krijimi i kampeve pritese per refugjatet ne BE, eshte nje nga pikat kryesore qe pritet diskutohen ne samtin e radhes te BE. “Politico. eu”  citon deklaraten e bere nga  Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk, i cili propozuar që krerët e BE-së të krijojnë “platforma rajonale të zbarkimit” jashtë Bashkimit Evropian.

Propozimi është një përpjekje për të thyer krizën akute politike mbi migracionin dhe azilin, ceshtje shume shqetesuese e liderëve te BE që nga viti 2015, qe madje ditet e fundit kërcënoi deri te rrezonte qeverinë gjermane per shkak te perlasjes brenda koalicionit qeverises.

Koncepti i platformës së zbarkimit – që zyrtarët thanë se do të duhej të zbatohej në bashkëpunim me Komisionerin e Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) dhe Organizatën Ndërkombëtare për Migrim (IOM) – mund të krijonte një mekanizëm formal me të cilin BE mund të lidhë ndarjen midis liderëve te linjës së ashpër që bëjnë thirrje për kontrolle të ashpra kufitare dhe ata që këmbëngulin që vendet e BE-së t’i binden ligjit ndërkombëtar dhe t’i mirëpresin refugjatët që kanë nevojë për mbrojtje.

“Mes vendeve të mundshme partnere janë Tunizia dhe Shqipëria, por zyrtarët thonë se është shumë shpejt që të spekulohet per kete”- thuhet ne artikull.