SPORT, 19 Janar 2020, 20:11

VIDEO: Karius vazhdon me gafat, Beshiktashi mallkoi veten që e mori

VIDEO: Karius vazhdon me gafat, Beshiktashi mallkoi veten që e mori

Nëse mendoni se i keni parë të gjitha nga Loris Karius, e keni gabim. Portieri gjerman duket se nuk ka limite. Ish-portieri i Liverpool-it, të cilin me siguri e mbani mend nga gafat në finalen e Champions League me Real Madridin, ka bërë një tjetër gafë.

Ajo ka ndodhur sot në ndeshjen e Beshiktashit me Sivassporin. Karius ka grushtuar keq topin e goditur nga Yesilyurt, duke iu dhënë avantazhin rivalëve.

Ky portier ka pësuar një rënie drastike. Ai është shumë i çuditshëm me gafat që bën herë pas here.