SPORT, 19 Janar 2020, 14:38

Ndeshje e “çmendur” në San Siro, Milani mposht Udinezen. Rebiç nderon “Djallin” në frymën e fundit

Ndeshje e “çmendur” në San Siro, Milani mposht Udinezen.


Milani ka fituar Udinezen me rezultatin 3-2, në një ndeshje spektakolare dhe plot emocione.

Udineze ka shënuar golin e parë me anë të Larsen në minutën e shtatë të takimit, pas një dalje tepër të gabuar të Donarumës.

Pjesa e parë u mbyll me miqtë në avantazh, por Milani nuk u dorëzua dhe sapo startoi fraksioni dytë gjeti golin me anë të Rebiç.

Nuk vonoi shumë dhe Hernandez në minutën e 71-të kaloi në avantazh Milanit, duke bërë që të shpërthejë festa në “San Siro”. Ndërkaq Udineze nuk kishte thënë fjalën e fundit, pasi Lazanja me një goditje me kokë, ka gjetur golin e barazimit për ekipin e tij, pesë minuta para fundit të kohës së rregullt.

Aty ku çdo gjë duket se po vendosej me rrjetën e Lazanjës, Rebiç kishte mendim tjetër dhe me një goditje me të majtën ka bërë që të shperthejë festa sërish në “San Siro”.

Kështu Milani me këtë fitore ka shkuar në kuotën e 28 pikëve dhe është ngjitur në vendin e tetë, ndërsa Udineze mbetet me 24 pikë.

Milan-Udineze 3-2

(Rebiç , 90+3, Hernandez 72’/ Stryger Larsen 7′, Lazania 85′)