AKTUALITET, 25 Prill 2018, 15:20

VIDEO/ Inspektorët presion biznesmenit: Sill naftën mos ha m.. shumë!

VIDEO/ Inspektorët presion biznesmenit: Sill naftën mos ha m..

Një biznesmen me emrin Xhaferr Lami që ka në pronësi një karburant në zonën e Pezë Helmësit në Tiranë ka denoncuar me video presionin e inspektorëve të hidrokarbureve që i kërkuan karburant për analiza.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale nga ish kryeministri Sali Berisha, bashkë me sqarimet e biznesmenit për atë që ka ndodhur, dëgjohet dialogu me inspektorët e hidrokarbureve që tërhiqen nga kërkesa për naftë, pasi vetë janë kapur në mungesë të dokumentacionit.

Biznesmeni tregon në denoncimin e tij se situata degradoi në përplasje fizike për shkak se inspektorët kërkuan më shumë naftë se sa parashikohet në rregullore.