AKTUALITET, 31 Mars 2021, 21:38

(VIDEO) Gjesti i neveritshëm i Ramës/ U tregon gishtin e mesit të rinjve në Shkodër

(VIDEO) Gjesti i neveritshëm i Ramës/ U tregon gishtin e mesit të

Kryeministri Edi Rama ka bërë një gjest të neveritshëm gjatë vizitës së tij në Shkodër. Ai u ka treguar gishtin e mesit një grupi të rinjsh që ishin mbledhur për të parë. Nuk dihet se cila ishte arsyeja që Rama ka humbur qetësinë duke bërë këtë gjest të pahijshëm në publik. Rama ka parë nga të rinjtë dhe u ka drejtuar gishtin e mesit duke u futur më pas në makinë. “Na e ban me dorë,” – dëgjohen teksa thonë të rinjtë në video. Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Rama u nxjerr gishtin e mesit qytetarëve. Ai e ka bërë këtë gjë edhe në Sheshin Skënderbej, në prani të kryebashkiakut Veliaj, ndaj një grupi të rinjsh. VIDEO:
 
View this post on Instagram
 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)