TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Këngëtarja Rovena Dilo, në bashkëpunim me Onat ishte një nga fitueset e edicionit të 20-të të ‘Kënga Magjike’.
Me një këngë ritmike, ata arritën të marrin çmimin stil të këtij edicioni, ndërsa në prapakuinta këngëtarja është solidarizuar me zhvillimet e aktualitetit, e konkretisht protestën e studentëve.
“Këtë çmim ia dedikojmë të gjithë studentëve që janë në grevë, ua dedikojmë ju”, u shpreh këngëtarja, ndonëse studentët vijojnë të jenë në ditën e pestë të protestës, ndërsa grevën e kanë shprehur si një skenar të mundshëm nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre nga ministria.