TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shqipëria ndodhet në karantinë, pas përhapjes së koronavirusit. Policia e Shtetit ka publikuar pamje nga kryeqyteti gjatë natës, ku rrugët shfaqen të boshatisura dhe nuk shfaqet asnjë këmbësor.
Policia iu bën thirrje qytetarëve që të oraret e vendosura nga shteti për lëvizjen e mjeteve dhe këmbësorëve.
“Ajo që kërkohet nga çdo qytetar është të rrijë në shtëpi, duke respektuar oraret e vendosura në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Na ndihmoni dhe ju, të mos ndëshkoheni me gjoba!”, thuhet në reagimin e Policisë së Shtetit.
Qeveria ka dhënë urdhër, pas përhapjes së koronavirusit në vendin tonë se qytetarët pas orës 18:00 nuk duhet të dalin nga banesat e tyre.
Ndërsa për personat që duhet të shkojnë në punë, mund të lëvizin me mjetet e tyre në dy orare, paradite në orën 08:00 dhe pasdite nga ora 16:00 deri në orën 17:00.
Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 55 të prekur, mes tyre dy viktima. 9 prej të infektuarave janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier.
Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur.
E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.