LIFESTYLE, 20 Shkurt 2020, 10:13

VIDEO/ Bieta Sulo qan ‘hallet’: Të gatuash drekën apo të përrallisësh me burrin

VIDEO/ Bieta Sulo qan ‘hallet’: Të gatuash drekën apo

Moderatorja, Bieta Sulo ka ndarë një postim në rrjete sociale, duke ndarë të gjitha ngarkesat dhe dilemat e një gruaje shqiptare, që nuk di çfarë të bëjë më parë. Në dilemë për t’u përrallisur me burrin apo për të luajtur me djalin, Bieta ka listuar të gjitha angazhimet që ka në një ditë të zakontë, dhe me siguri shumë femra shqiptare do e gjejnë veten në këtë shkrim të sinqertë.
“Mbaron punen, ne 7 ne shtepi, c’te besh me pare: a) te gatuash dreken, qe te hash darke, b) te takohesh me djalin dhe te luash me te, c) te prrallisesh me burrin per gjerat e dites ç) te vazhdosh postimet e punes ne instagram, d) te flasesh me gazetaret per diten e neserme te emisionit, dh) te vesh rrobat per te lare, e) te shkosh ne palester, se helbete te duhet trupi kur je ne tv, ë f g gj h i j … y) te shohesh nje film, z) t’i besh nje tel prinderve se te kane shkruar gjithe diten, zh) jane nja 14 grupe shoqerore ne ëap qe te kane shpallur ne kerkim, … si perfundim une sapo bera a) & ç) Po ti? Ps. mesazhi i nje gruaje te zakonshme shqiptare,”- shkruan Bieta Sulo në profilin e saj në Instagram. Bieta Sulo dhe Alban Dudushi prej vitesh janë të martuar dhe të dashuruar me njëri-tjetrin. Dy moderatorët janë prindër të një djali me emrin Kroi Art, dhe Bieta Sulo nuk nguron të ndajë postime nga përditshmëria e saj, së bashku me djalin dhe bashkëshortin.