LIFESTYLE, 18 Shkurt 2020, 11:18

“Biondja vagabondja”, Jonida Maliqi përballet me moderatoren që ‘tundoi’ Romeo Veshaj

“Biondja vagabondja”, Jonida Maliqi përballet me moderatoren


Këngëtarja, Jonida Maliqi dhe bloggerja Sara Kolami janë shfaqur bashkë në një event, duke hedhur poshtë të gjitha zërat, se një ndër arsyet e ndarjes mes saj dhe Romeos ishte pikërisht biondja në fjalë.

Së bashku në një festë këngëtarja dhe bloggerja kanë shkëmbyer batuta me njëra-tjetrën. Madje duket Jonida nuk ka ndenjur pa i hedhur disa ‘ngacmime’ shoqërore Sara Kolamit.

Ka më bionde vagabonde…Biondja vagabondja nuk e ka radhën sonte, ta them unë kur e ka radhën”,- dëgjohet të thotë këngëtarja Maliqi, ndërsa nuk lënë pas të qeshurat me bloggeren.

Disa javë më parë u diskutuar gjerësisht se kush ishte shkaku që kishte çuar në ndarjen e Jonida Maliqit me aktorin e humorit, Romeo Veshajn.

Në median rozë qarkulloi lajmi, se arsyeja e ndarjes mes Jonida Maliqit dhe Romeo Veshajt, ishte pikërisht biondja me emrin Sara Kolamin, që sipas burimeve nga Panorama Plus ishte parë shumë nën shoqërinë e aktorit kohët e fundit.

Por lidhur me këtë, në mënyrë të tërthortë, Sara ka treguar se nuk ekziston asnjë mundësi, pasi bloggeres nuk i pëlqen që i dashuri i saj i ardhshëm, të jetë një njeri i njohur për publikun.