AKTUALITET, 2 Korrik 2020, 19:35

Vetëvendosje: 30 vite më parë është shpallur Republika e parë e Kosovës

Vetëvendosje: 30 vite më parë është shpallur Republika

Lëvizja Vetëvendosje në 30-vjetorin e miratimit të deklaratës Kushtetuese, nga delegatët e Kuvendit të Kosovës, ka thënë se sot 30 vite më parë u vu gurthemeli juridik për Republikën e parë.

Më 2 Korrik 1990, 114 delegatë të Kuvendit të Kosovës miratuan deklaratën Kushtetuese, aktin politik dhe jurdik që shprehu kërkesën e popullit për liri dhe vetëvendosje politike.

Kjo datë reflekton ecjen historike dhe antagonizmin me një shtet okupator si Serbia. Pavarësisht tensionit dhe kërcënimeve të shumta, aty, atëherë, ata shpallën Republikën e parë të Kosovës”, thuhet në postimin e VV-së në rrjetet sociale.