AKTUALITET, 2 Korrik 2020, 19:29

Rritet numri i të infektuarve me Covid-19 në Greqi, konfirmohen 28 raste të reja

Rritet numri i të infektuarve me Covid-19 në Greqi, konfirmohen 28

Është rritur numri i personave të infektuar me koronavirus në Greqi, teksa janë konfirmuar edhe 28 raste të reja.

Këto raste janë konfirmuar nga Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik në Greqi (EODY).

Gazetarja Shpresa Dine raporton për “Balkanweb” se nuk ka raportim për vdekje të reja në 24 orët e fundit.

Ndërsa, tetë pacientë janë akoma të intubuar në ICU. Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me Covid-19 është 3458.