SPORT, 20 Janar 2020, 20:08

Veteran në Serinë A, ish-trajneri i Italisë josh futbollistin e njohur shqiptar për të ardhur në Kinë

Veteran në Serinë A, ish-trajneri i Italisë josh futbollistin e


Futbollisti i njohur shqiptar që luan për Bolonjën në Itali Blerim Xhemaili mund të nisë një aventurë të re në Kinë.

Media zvicerane “Blick” shkruan se 33-vjeçarin e kërkon me këmbëngulje ish-trajneri i Italisë Roberto Donadoni, i cili aktualisht drejton ekipin kinez Shenzhenin. Madje, kjo media pretendon se Xhemaili ka pranuar që të firmosë për 2 vite me klubin kinez, por Bolonja nuk ka dhënë ende përgjigjen zyrtare.

Ish-kampioni i Milanit në vitet ’80-’90 Roberto Donadoni e njeh mjaft mirë Xhemailin në kohën kur 56-vjeçari drejtonte Bolonjën në vitet 2015-2018.

Xhemaili tashmë duhet të vendosë nëse do të pranojë pagën luksoze në Kinë apo të realizojë objektivat e Bolonjës për këtë sezon. Ai ka luajtur për Zvicrën në 69 ndeshje.