LIFESTYLE, 13 Janar 2018, 20:00

Ja kush është moderatori më i mirë për Adi Krastën

“Kthehet në televizion David Latterman-për mua drejtuesi televiziv më i mirë pas Johnny Carson”, ishte ky statusi që moderatori i njohur Adi Krasta ndau me ndjekësit e tij, shoqëruar dhe me foto ilustruese.

Ky është ndër postimet e rralla të Krastës në portalet e tij zyrtare, pasi e pamë në skenën e Festivalit të 56-të të Këngës në RTSH në Pallatin e Kongreseve.

70 vjeçari David Michael Letterman është drejtues amerikan televiziv, komedian, shkrimtar dhe producent.

Ai drejtoi për 33 vite talk show-n e netëve të vona nga viti ‘80-të deri në 2015-ën. Sigurisht Latterman për Krastën vjen pas një prej presonaliteteve më të famshme televizive Johnny Carson, që njihet si drejtuesi “The Tonight Show” për 30 vjet.