TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka dalë sot në një konferenc për shtyp dhe pa u skuqur aspak, deklaroi se Komisioni i Venecias, jo vetëm nuk e ka rrëzuar ligjin famëkeq të njohur si "paketa anti-shpifje", por i ka dhënë dritën jeshile këtij ligji!
Në fakt, Komisioni i Venecias e ka "rrëzuar" në thelb ligjin që Rama tentoi të kalojë për të censuruar median online. Në opinionin e Komisionit të Venecias, thuhet qartë se ligji i Ramës i jep fuqi AMA-s, një institucioni që nuk garanton pavarësi politike apo pavarësi nga interesat e korporatat e mëdha.
Gjithashtu Komisioni i Venecias, çmon se gjobat që parashikonte ligji i Ramës, janë joproporcionale.
Kështu, opinioni rrëzon shtyllat kryesore ku bazohej ligji i censurës dhe për rrjedhoje, mazhoranca do të duhet të paraqesë një version krejt të ndryshëm, nëse do të ketë vullnet të përmbushë rekomandimet e Komisionit të Venecias.
Por, Doktori i Filozofisë, doktoruar në Rumani, Taulant Balla, këto probleme kaq madhore dhe thelbësore që Venecia identifikoi në ligjin e censurës, me sa duket i ka lexuar duke aplikuar një filozofi të thellë Rilindase dhe i quan, "nevojë për disa përmirësime dhe skatësime".
Ja çfarë deklaroi Balla për opinionin e Venecias lidhur me Paketën Anti Shpifje:
"Në lidhje me ndryshimet në ligji e medias, Komisioni i Venecias i ka dhënë dritën jeshile miratimit të paketës anti-shpifje për mediat, një ligj i shumëdebatuar në vitin e fundit. Projektligjet e paketës “ anti-shpifja”u kthyen në Parlament për rishikim si jo kushtetuese nga Presidenti Ilir Meta. Më 30 janar mazhoranca vendosi të votoi ligjin “Për shërbimin mediatik në RSH”, vetëm past të kismet marrë një opinion nga Komisioni i Venecias.
Opinioni përfundimtar i Venecias i miratuar dje jo vetëm që nuk ka hedhur poshtë ligjin si anti-kushtetues, por ka përkrahur nevojën e një ligji të tillë për rregullimin e tregut të mediave elektronike në Shqipëri, pasi “problemet e identifikuara nga autoritetet shqiptare objekt i rregullimit juridik janë serioze. Disa sanksione të justifikueshme të ligjit administrativ mund të jenë të dobishme për të luftuar abuzimet në fushën e mediave online”.
Ndryshe nga sa pretendon opozita, që sulmon ligjin si një mjet për të “censuruar shtypin” Venecia thekson se ligji është në përputhje të plotë me praktikën gjyqësore të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Në opinionin e tij, Komisioni i Venecias vlerëson nevojë për disa përmirësime dhe saktësime të tekstit të ligjit, por jo për t’u rrezuar si nisëm, ashtu siç pretendon opozita"
/TPZ.al/