AKTUALITET, 20 Qershor 2020, 11:06

Gruaja e shtruar në QSUT infekton tre persona në Patos, pozitiv një i mitur

Gruaja e shtruar në QSUT infekton tre persona në Patos, pozitiv


ISHP njoftoi për tre raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në Patos.

Rastet e reja pozitive janë kontaktet të një gruaja nga Margëlliçi, e cila kishte qenë e shtruar në QSUT, raporton Abc News.

Për fat të keq, njëri prej rasteve të konfirmuar si pozitiv është fëmijë.

Kështu, numri i të infektuarve me koronavirus në Patos ka shkuar në pesë, ndërsa nëntë raste numërohen në Fier dhe dy në Roskovec.